Bashkimi familjar në SHBA/ Avokati amerikan jep njoftimin e rëndësishëm për familjet shqiptare

0
569

Avokati amerikan Kieran Both iu përgjigjet qytetarëve të inetersuar për çështjet e emigracionit në SHBA. Një lexues i shkruan:
Përshendetje Z. Both. Unë kam nevojë për ndihmën tuaj. Jam me green card. Disa vjet përpara unë aplikova për të sjellë vajzën time në SHBA .
Paraqita edhe dokumenta që provonin lidhjen e gjakut me time bijë, dmth si nënë e bijë. Dokumentat u dërguan në ambasadën amerikane , por zyrtari i konsullatës nuk e di përse nuk e
besoi që vajza ishte bija ime. Ne morëm edhe një letër që qënthoshte se ata kishin për qëllim ta refuzonin vizën për të. Letra kishte edhe afatin e fundit kur ne duhet të paraqisnim prova shtesë për të vërtetuar që unë isha nëna e saj. Dhe thoshin që duhet të bëjmë testin e DNA për të provuar lidhjen familjare.
Hartsdale, NY
Unë u sugjeroj që të veproni shpejt, sepse zakonisht afati është kohëshkurtër. Testi gjenetik është një metodë e përdorur nga Shërbimi i
Emigracionit dhei Shtetësisë Amerikane (USCIS) dhe Departamenti i shtetit (DOS) për verifikimin biologjik të mardhënies në lidhje me aplikimet ne emigracion. Sugjerimi i testimit biologjik DNA sugjerohet kur nuk ka prova të mjaftushme e evidenca të besushme për të vërtetuar mardhënien familjare. Zakonisht testi i
DNA bëhet për të provuar atë. Me këtë kuptojmë mardhënien familjare(të gjakut) si bijtë me prindërit si edhe midis vëllezërve dhe motrave.
Marëdhëniet e largëta në fis nuk mund të provohen në mënyrë korrekte. DNA është prove e lidhjes biologjike. DNA përdoret në rastet kur mungojnë apo kur nuk janë të plota e të besueshme provat dokumentare.
Kur analiza e DNA duket e domosdoshme këshilltari i konsullatës ose i emigracionit i sugjeron aplikantëve t’i nënshtrohen këtij testi.
Testi i DNA bëhët vullnetarisht në këto raste, nuk është i detyruar dhe të gjitha pagesat bëhen nga i interesuari dhe nga ana tjetër kalimi i testit nuk u siguron vizën. Nëse përfaqsuesi i konsullatës apo i Emigracionit sugjeron testin për lidhjen biologjike u dërgon nje letër te dy të interesuarëve , atij qe bën dokumentat për bashkim familjar dhe tjetrit që përfiton nga kërkesa.
Laboratori që zgjidhet për të bërë testin është i autorizuar dhe i aprovuar nga Amerika(American Association of blood Banks(AABB) Lista e laboratorëve gjendet ne internet në adresën
www.aabb.org
Pasi ta keni zgjedhur laboratorin është përgjegjsia juaj të caktoni një datë për kryerjen e testit si edhe pagesën për të. Laboratori siç thamë, është i autorizuar dhe I vendosur në listën e aprovuar.
Nga laboratori do t’u kërkohet të paraqesni një letër nga Emigracioni si edhe emrat dhe informacionin biografik , për atë që ka bërë kërkesën(petitioner) dhe
përfituesin(beneficiaries) . Saktësia e testit te DNA marrë nga goja ,nga brenda faqes(bulçitë) është e njejtë me testin e dhënies së gjakut. Konsullata aprovon vetem ato teste që që kanë siguri saktësie në shkallën 95% edhe më lart.
Ambasada amerikane me të marrë rezultatin e DNAnga laboratori do të kontaktojë aplikantin e vizës dhe cakton takimin me të. Aplikanti për vizë duhet të sjellë në ambasade një zarf me rezultatin
dhe ta sjellin me vete në ambasadë, nëse nuk e sjellin këtë dokument me vete duhet ta përsërisin testin. Kopje të rezultatit të testit individi duhet t’i sigurojë nga laboratori, jo nga ambasada.
Dorëzimi i rezultateve ne ambasadë nuk garanton lëshimin e vizës.
Paragrafi I parafundit ketu. Aky proces mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër por është e rëndësishme për ju që ta filloni procesin sa më shpejt.
Personeli i testimit të DNA janë shumë të mirë në spjegimin e testit. Ndaj mos u shqetësoni, se testi kalon pa dhimbje./Illyria