Tek Vllaznia pas largimit të administratorit, priten edhe lëvizje të tjera

0
215

Dorëheqja e paraqitur sot nga administratori Astrit Gjyrezi, pritet të mos jetë lëvizja e vetme në klubin Vllaznia.

Përveç tij, në ditët e ardhshme mund të ketë edhe të tjera. Nuk përjashtohet mundësia që edhe Bordi Mbikëqyrës të largohet e kësisoj do të lindë nevoja e plotësimit të këtyre vendeve vakant.

Nga ajo çfarë po diskutohet, të gjithë pozicionet e reja tek Vllaznia, do të mbushen me njerëz të sportit.

Administratori i ri mendohet të jetë ndonjë ish- futbollist dhe po ashtu, do të ketë edhe drejtor të ri sportiv.

Shto këtu edhe përzgjedhjen e trajnerit të ri. Në këtë mënyrë, me shumë gjasa Vllaznia e sezonit të ri do të jetë krejt ndryshe nga më parë.

Për të nisur kësisoj një projekt të ri që jo vetëm do të punojë fort për ngjitjen e skuadrës në Superligë por edhe për nisjen e një projekti të ri.
© shkodrasport.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here