Gjoka për jabanxhinjtë: As Roberto Karlos nuk do bënte hajër në Shkodër

0
306

Në media ka pasur edhe sulme ndaj lojtarëve joshkodranë, duke nisur nga Mersini, i shënjestruar që në fillim, nga tifozë të caktuar dhe nga gazetarë të caktuar, ndërkohë që edhe Shtubina e sulmoi ashpër ditët e fundit.
Përgjigja e Gjokës në lidhje me këto sulme: “Mendoj se edhe sikur Roberto Karlos në rininë e vet të vijë te Vllaznia, nuk ka për të bërë hajër në këto kushte.
Për sa i përket grupit, i ka pranuar pa asnjë problem jabanxhinjtë, u ka ndenjur shumë afër, falënderoj edhe kapitenin e skuadrës i cili ka qenë element shumë pozitiv në këtë aspekt.
Jabanxhinjtë besoj se janë munduar të bëjnë maksimumin e tyre, po të kishin bërë gjithçka mirë do e kishin realizuar misionin, por mendoj se të gjithë bashkë kemi faj, por jo vetëm jabanxhinjtë.
Është e turpshme të veçohen lojtarë të caktuar, nuk është hera e parë që ndodh, edhe vjet po ashtu ka ndodhur,
kjo ndarje është diçka shumë e keqe dhe nuk dua të merrem fare me këtë luftë, këtë histori që do më mbetet një kujtim i hidhur përgjithmonë.
Kam punuar në disa qytete dhe askund nuk më ka ndodhur që të sulmohet kështu trajneri apo lojtarë të veçantë”-ka thene ish- trajneri i Vllaznise per “Sport Ekspres”.