PËSON INFARKT NË BURG NJË NGA KUKSIANËT E ARRESTUAR

    0
    186

    Pëson infarkt në burg një nga kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit. Bëhet fjalë për 35 vjeçatin Florin Onuzi banues në fshatin Nangë, Kukës.

    Sipas “dritare.net” Florin Onuzi, ndaj të cilit më 20 prill 2018 Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” është liruar në javët e para të majit.

    Shkak për lirimin e tij është bërë sepse 35-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe pasi ka qëndruar disa ditë në spitalin e Tiranës, është liruar me vendim Gjykate.

    Onuzi pas lirimit dhe pas daljes nga spitali i Tiranës ka kaluar edhe disa ditë në spitalin e Kukësit.

    Familjarët konfirmojnë lirimin e Onuzit por ende nuk dihen detaje sa i takon gjendjes së tij shëndetësore.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here