Anullohet festa e Vllaznisë U-19 kampione. Arsyeja, fatkeqësia që i ka ndodhur drejtorit të Akademisë

0
235

Mesditën e sotme ka qenë planifikuar të zhvillohej një drekë festive për ekipin U-19 të Akademisë Vllaznia që pak ditë më parë u shpall kampion i vendit.

Natyrisht që ky ekip e meriton diçka të tillë sepse ka mbyllur një sezon fantastik shoqëruar me fitimin e të tre trofeve që ka akorduar FSHF.

Por nga sa mësohet, kjo festë e këtij ekipi nuk do të zhvillohet sot.

Arsyeja është fatkeqësia familjare që i ka ndodhur drejtorit teknik të Akademisë Alban Nezirit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, babai i tij është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare.

Natyrisht që kolegët e Akademisë dhe administrata e klubit duan t’i gjenden pranë në këto momente të vështira dhe për arsye, kanë anulluar festën.

Normalisht, festa do të bëhet një ditë tjetër megjithatë sot është momenti për të ngushëlluar drejtorin Neziri.

Edhe gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta atij për humbjen e njeriut të dashur!
www.shkodrasport.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here