“Sa të jetë partia ime, s’më plas për ju”/ Drejtoresha “gangstere” që kërcënon fëmijët

0
201

Dhuna në shkolla është kthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes ditën e sotme në Shkodër, ku drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Osman Dhampiraj” kërcënon mësues dhe nxënës.

Sot drejtoresha, Saime Hagrebaj, është denoncuar nga një grup mësuesesh dhe tre nxënës, të cilët kanë shkuar në Rajonin Policor për të paraqitur dëshmitë e tyre.

Në një prononcim për mediat lokale, mësuese Luljeta Shyti, tha:

Kjo drejtoreshë përdor çdo manovër dhe vegël që të shkelë mbi fëmijët, mbi mësuesit, me dhunë fizike, verbale dhe psikologjike. Drejtoresha quhet Saime Hagrebaj dhe këto kërcënime kanë ndodhur prej paaftësisë së saj, sepse asnjë mësues nuk ka probleme me ata nxënës, janë shumë të sjellshëm dhe po të kishim pasur ne probleme me ta nuk do kishim dalë në grup kundër saj, Por, problemet vijnë prej saj. Problemi është ajo, jo nxënësit as mësuesit.
Sot ka thirrur dhëndrin e vet, i cili ka ardhur dhe ka kërcënuar nxënësit e klasës së 9-të dhe arsyeja është se kjo nuk ka aftësi për të menaxhuar.
Njëherë thërret psikologun, njëherë thot po bi burrin, njëherë tjetër thot po bit ë afërmit dhe sot ka pru dhëndrin. Kanë dalë pas shkolle dhe kanë kërcënu këta 3 nxënësit, i kanë kërcënu dhe ka qenë duke i ra në grusht djalit që shihni aty, por ja ka mbajt dorën drejtoresha. Nxënësi erdhi duke i rënë të fikët!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here