UEFA ndëshkon Buffon

0
219

Më në fund UEFA jep vendimin mbi çështjen e Buffon.
Kartoni i kuq i marrë në përballjen me Real Madrid dhe fjalët e thëna pas ndeshjes ndaj arbitrit Oliver do t’i kushtojnë 3 ndeshje skualifikim ish-portiertit te Juventusit.
Komunikimi ka ardhur nga vetë UEFA, nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e internetit.
Në këto kushte Gianluigi do të humbasë 3 ndeshjet e para të Champions League, sezonin e ardhshëm, sigurisht nëse ai do të pranojë të firmosë për PSG dhe mos ta lërë karrieren e tij me kaq. Tani mbetet një çështje mes portierit italian dhe kampionëve të Francës, që gjithashtu janë nën vëzhgim nga UEFA për shkak të Fair Play Financiar.
Mendohet se në rast se palët arrijnë një marrëveshje, Buffon do të jetë pjesë e PSG për dy sezonet e ardhshme, me një pagë prej 8 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here