Vllaznia “projekton” rikthimin në SUPERIORE, kryebashkiakja ADEMI zgjedh drejtorin teknik?!

0
238

Vllaznia tashmë e rënë në Kategorinë e Parë pas një sezoni katastrofal në Superiore po mendon riformatimin për vitin që vjen.

Kryebashkiakja Ademi që ka edhe rolin e presidentes te kuqeblutë do formojë bordin e ri drejtues si edhe anëtarët e rinj të stafit teknik.

Ditët e fundit janë parë mbeldhje me figura të njohura të futbollit shkodran si: Martini, Medja, Bizi , Matia apo edhe Shkëmbi.

Newsport.al mëson në mënyrë ekskluzive që krybashkiakja Ademi i ka ofruar postin e drejtorit teknik , Luan Shpuzes.

Burime të sigurta për Newsport.al pranë Bashkisë Shkodër bëjnë me dije se ish-futbollistit i është ofruar një post i tillë.

Shpuza është një figurë e njohur e futbollit në qytetin verior ku më parë përveç se si futbollist ka shërbyer edhe si trajner apo edhe drejtues te Akademia Vllaznia.

Gjithashtu ai është edhe një menaxher lojtarësh ku në vite ka sjellë te kuqblutë shumë elementë cilësorë sidomos nga Mali i Zi.

Te jete vertet keshtu? Te presim!

/Newsport/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here