A do të luajë Özil në Botëror? Te Gjermania nuk flet njeri (FOTO)

0
245

Mesut Özil duket se është në garë me kohën për të luajtur në Kupën e Botës, sipas asaj që raportohet në mediet gjermane. E përditëshmja “Bild” zbulon se ylli i Arsenal dhe organizatori kryesor i Die Manschaft nuk është stërvitur me skuadrën.
Edhe pse shënoi golin e vetëm të Gjermanisë në humbjen 2-1 ndaj Austrisë të shtunën, ai u zëvendësua në minutën e 76-të pas një përplasje me mbrojtësin Sebastian Prodl. Disa herë gjatë ndeshjes ai është parë duke prekur gjurin me dorë para se të dilte nga fusha dhe siç raporton “Bild” nuk është stërvitur të mërkurën me skuadrën pasi është marrë vetëm me fitness.

Ai është parë mbi biçikletë ndërsa pjesa tjetër e skuadrës së drejtuar nga Joachim Löw ka kryer seancën e zakonshme stërvitore sipas planit. Edhe me Arsenalin, gjermani mungoi në katër ndeshje gjatë muajt maj për shkak të problemeve në shpinë dhe mendohet se ato i janë rishfaqur duke i shtuar shqetësimet nëse ai do të mund të jetë gati për të luajtur në Botëror.
Deri tani nuk ka asnjë indicie që Özil mund të largohet nga skuadra, megjithëse sipas “Bild” askush në rrethin e kombëtares nuk pranon të flasë për këtë problem. Të premten Gjermania luan miqësoren e fundit para se të fillojë Kupa e Botës, kundër Arabisë Saudite, ndërsa në një njoftim të Federatës Gjermane thuhet se lojtari do të mungojë për të mos rrezikuar. Ndeshjen e parë në grupe kampionët e botës në fuqi e zhvillojnë të dielën, 17 maj, kundër Meksikës, ndërsa më pas ndeshjen me Suedinë më 23 qershor dhe Korenë e Jugut më 27./EDS/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here