Dëmtohet arbitri, një shkodran gjykon në Inter-Juventus

0
235

U luajt dje gjysmëfinalja e Primaverave mes Interit dhe Juventusit kur zikaltërit arritën të triumfonin me rezultatin 1-0., falë golit të Nikolo Zaniolos.

Interi arriti të kualifikoheshe për në finalen e të rinjve, ku do të ndeshet me Fiorentinën.

Në minutën e 74-t ndodhi një incidente nuk jemi mësuar ta shikojmë shpesh.

Gjyqtari anësor nuk mund të vazhdonte dot ndeshjen për shkak të një dëmtimi në këmbë dhe ia la vendin një shqiptari.

Ishte pikërisht Eduart Pashuku, i cili ishte caktuar gjyqtar i katër në këtë sfidë, që zëvendësoi anësorin e dëmtuar, duke vendosur drejtësi në këtë takim.

Kemi te bejme me nje arbiter shkodran por qe prej vitesh jeton ne shtetin fqinj dhe po njeh nje karriere gjithnje e ne rritje.

Padyshim qe arbitrimi i tij ne sfiden Inter- Juventus eshte nje plus me shume ne karrieren e saponisur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here