Gazetarja e DW nxjerr zbuluar ministren Gjonaj: Pa etikë, më vendosi 2 kushte që të më jepte intervistë

0
290

Gazetarja e Deutsche Welle, Anila Shuka, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar për reagimin e fundit që ka marrë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pas një kërkese për një intervistë.

Gazetarja shkruan në postimin e saj se ministrja e drejtësisë i ka vendosur kushte që gjatë intervistës, të mos e pyes për Fatmir Xhafaj dhe Sahimir Tahirin.

E revoltuar Shuka shkruan se sa e çudtishme është reforma në drejtësi në këtë vend.

Sipas saj, ajo nuk mund të pranonte kushtin e ministres për të mos e ushtruar këtë pyetje, pasi do të ishte shkelje e etikës së gazetarit. “ Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetem nëse nuk do ta pyesja për dy personat ne fjalë. Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht’’, shkruan gazetarja.

Statusi i plotë

“Sa e besueshme eshte reforma e gjyqësorit në Shqipëri, pra Vettingu, po te kemi parasysh rastet tejet të çuditshme te Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit?

Këtë pyetje doja t’ia shtroja ministres së drejtësisë, ne nje intervistë që kishim lënë per dje pasdite.

Për fat të keq, ministrja paskësh pasur përfytyrime të tjera për intervistën, dhe tha se mund të jepte intervistë vetem nëse nuk do ta pyesja për dy personat ne fjalë.

Do të ishte shkelje e etikës gazetareske ta pranoja këtë kusht.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here