Instagram do të zgjasë kohën e videove

0
210

Instagram shumë shpejt do t’u japë mundësinë të postoni video deri në 1 orë të gjata në një përpjekje për t’i marrë nga YouTube, sipas një raporti të ri.

Kompania po konsideron të zgjerojë risinë e “videos vertikale” dhe ka bërë bisedime me producentët për klipe të gjata të veçanta për Instagram.

Aplikacioni i fotove, aktualisht të jep mundësinë e një video me një kufizim 60 sekonda, dhe në Histori (Storie) me 15 sekonda.

Gjithashtu përdoruesit mund të transmetojnë video live deri në 1 orë, por “Wall Street Journal” shkruan se Instagram po përpiqet ta zgjerojë limitin e kohës për videot jo live.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here