Kupa e Botës, kjo është kombëtarja më e shtrenjtë

0
226

E gjithë vëmendja më 14 qershor do të jetë në Rusi, aty ku do të zhvillohet Kupa e Botës. Një Botëror që ka disa statistika interesante, një prej të cilave ka të bëjë me vlerën e kombëtareve që do të marrin pjesë në të.

Një renditje kjo që kryesohet nga Franca, e cila ndiqet nga Spanja dhe Brazili. Kombëtarja franceze vlen plot 1 miliard e 80 milionë euro, 40 milionë euro më shumë se Spanja.

Në vendin e tretë është Brazili(952), që ndiqet nga Gjermania, Anglia, Belgjika, Argjentina dhe Portugalia.

Ndërsa, në vendin e fundit është Panama me një vlerë 9 milionë euro.

Renditja në fjalë është bërë nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, që është bazuar në të dhënat e “transfermarkt.com”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here