Pas audio-përgjimit, Basha paralajmëron prova të reja për Agron Xhafajn: Do tronditet qeveria

0
200

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka paralajmëruar një tjetër denoncim të fortë nga ana e pozitës në lidhje me trafikimin e drogës nga Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas tij, provat të cilat do të bëhen publike do të “tundin” themelet e qeverisë dhe këtë herë nuk do ketë dyshime për implikimin e vëllait të ministrit të Brendshëm në trafikimin e lëndëve narkotike.

“Ata do të thonë ka qenë ky, s’ka qenë Agron Xhafaj. Por pas kësaj do të ketë një surprizë të madhe. Pasi ata të bëjnë këtë lojën, do të kemi një surprizë të madhe. Kjo surprizë do të vjerë andej nga nuk e pret. Pasi t’a shpallin të pavlefshëm audio-përgjimin, pasi Edi Rama ka përcaktuar linjën politike duke thënë se nuk është i vërtetë”,- tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here