Korrupsion në kolaudimin e makinave, arrestohen 3 agjentë dhe 1 inxhinier

0
235

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kolaudimi 2”. Janë arrestuar për veprimtari korruptive Inxhinieri i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë – Prezë, si dhe 3 Agjenta Kompanish të Sigurimit të Mjeteve të cilët luanin rolin e sekserit.

Më datë 07.06.2019, Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë, pas një pune intesive një mujore me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kolaudimi 2”, arrestuan për veprimtari korruptive shtetasit :

-Albert Allushi, 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë – Prezë)

-Arbër Cenuka, 28 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh )

-Gëzim Sorra, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh) – Haxhi Marqeshi, 30 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë muajit maj 2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë testimit të kontrollit teknik të mjeteve, kanë kaluar mjete me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të këtyre mjeteve, ku agjentat e kompanive të sigurimit të mjeteve (shtetasit Arbër Cenuka, Gëzim Sorra dhe Haxhi Marqeshi), luanin rolin e sekserit midis pronarëve të mjeteve dhe inxhinierit të Pikës së Kolaudimit të Mjeteve (shtetasit Albert Allushi).

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Fallsifikimit të dokumentave në ngarkim të shtetasit A. A., për veprën penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm kryer në bashkëpunim në ngarkim të shtetasit A. C., për veprat penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasve G. S., dhe H. M.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here