Justina Aliaj përplaset me Arjan Çanin: Kjo që thua ti është psikopati, kancer

0
292

Aktorja dhe këngëtarja e njohur shkodrane, Justina Aliaj, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në studion e Arjan Çanit.

Ajo ishte ftuar për një shfaqjen e saj në teatër.

Por, Aliaj është nxehur me Çanin, për pyetjet e tij.

Ai e ka pyetur nëse po e mbyllte karrierën e saj me këtë shfaqje, si një mbretëreshë.

“Artisti nuk heq dorrë kurrë, nuk dorëzohet.

Të bësh këtë pyetje është psikopati, është kancer kjo frazë”, ka thënë ajo.

Çani më pas është përpjekur ta rregullojë pyetjen, duke i thënë asaj se e kishte keqkuptuar dhe se kishte nënkuptuar që mund ta linte për një moment karrierën, siç bëjnë shumë artistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here