Shkodër, makina përplas çiftin, humb jetën burri, plagoset gruaja

0
196

Një tjetër aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një makinë ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe si pasojë burri ka humbur jetën, ndërsa gruaja është plagosur.

Çifti ishte duke ecur në këmbë në momentin kur janë përplasur nga makina.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here