“Deda” Haxhiosmanoviç i gatshëm të rikthehet. E marr unë Vllazninë!

0
284

Pas Xhevdet Shaqirit, trajnerit legjendar të Vllaznisë së viteve ’70, ai është trajneri i dytë më i suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar.

Ka fituar një titull kampion me të (viti 2001), një Kupë të Shqipërisë (viti 2008) dhe një Superkupë (viti 1999).

Malazezi Dervish Haxhiosmanoviç njihet mirë në Shkodër. Për më shumë, për pasionin me të cilin e ka drejtuar Vllazninë disa herë.

Aktualisht është i papunë ngaqë i ka përfunduar kontrata me Federatën e Malit të Zi teksa për dy vite e gjysëm ka qenë trajner i kombëtares së femrave të këtij vendi.

Në këto rrethana kur në Shkodër kërkojnë trajner, “Deda” është i gatshëm të rikthehet.

Premton madje se do ta rikthejë shumë shpejt Vllazninë në nivele të larta.

Në këtë mënyrë ai bëhet i treti ish-trajner që ka dëshirë të rikthehet sërish pas italianit Baldo Raineri dhe gjermanit Ulrih Shulze.

Drejtuesit e klubit gjithsesi ende nuk kanë vendosur për çështjen e trajnerit sepse janë gjëra të tjera që duhen zgjidhur më parë.
© shkodrasport.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here