EMRI/ Policia identifikon autorin e aksidentit në Shkodër

0
211

Policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë dhe la një person të vdekur dhe një të plagosur rëndë. Policia e Shkodrës bën me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi Gjergj Toni ka përplasur me mjetin e tij tip fouristradë çiftin e bashkëshortëve në aksin Shkodër- Hani Hotit.

Besnik Beci është ndarë nga jeta si pasojë e aksidentit ndërsa bashkëshortja e tij Alketa Beci ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shtetasi Gjergj Toni pasi i ka përplasur çiftin që po ecnin në këmbë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rreth 500 metër më tutje ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore. Menjëherë forcat e policisë kanë bërë ndalimin e shtetasit Gjergj Toni si i dyshuar për aksidentin e rëndë. Policia vijon hetimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here