Flet Voltana Ademi: U gabua me kalimin në administrim të Bashkisë, privatizimi në dorën e Këshillit Bashkiak

0
254

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, njëkohësisht dhe presidente e Vllaznisë, është e ftuar në emisionin “Ora Skaner” të gazetarit Gerti Çarçani, ku do të flasë për problemet e klubit shkodran.

“Në pozicionin e kryetares, unë kam pritur një analizë, të klubit, pse jo apo edhe të futbollistëve, te drejtuesve të trajnerëve.

Për të pasur dhe të prodhuar disa argumente pro dhe kundër. Kam ndërhyrë kur ka pasur problematikë apo nuk kishte angazhimin e duhur.

Jam përpjekur ta mbështes dhe të ngreh zërin, në emër të publikut dhe parave. Unë nuk jam specialiste futbolli. Prisja të kishte analizë në fund. Ne duhet të rimarrin kohën. Do duhet që të vrapojmë.

Nuk është mundësia që analizën ta bëjnë unë, për shkak të vetë statutit. Është aset publik. Duhet të hymë në një diskutim të hapur. Kam filluar të bëj bashkë figurat e sportit.

Nëpërmjet atyre do të vlerësojë çfarë ka çaluar. Aspekti sportiv vlen në fund. Ajo çfarë ka çaluar te Vllaznia është aspekti sportivi.

Nuk ka klub më të pastër se Vllaznia në Shqipëri. Nuk kam arritur të parandaloj ndërhyrjet dhe influencat.

Nuk munda të krijoj mburojë për mbrojtjen. Futbolli është i koklavitur. Jam përpjekur të punoj pastër. Unë kam bërë mirë aspektin e mbështetjes financiare.

Në aspektin teknik nuk kanë arritur të kalojnë pragun. Mund të kishte një formë më të thjeshtë administrimi. Ndjej keqardhje që më ndodhi mua.

I kam dhënë më shumë se gjithkush tjetër Vllaznisë. I kam mbështetur në momente shumë të vështira. Jam përpjekur të financoj klubin.

Askush nuk e merr klubin po mos qe në rregull financiarisht. Ne kemi arriti të kryejmë vlerësimin. Në 9 maj të gjithë audituesit kanë bërë të mundur vlerësimin.

I është dërguar këshillit të bashkisë, të fillojmë të ndërtojmë diskutimin mbi problematikën e privatizimit. Nuk mund të ndodhte më përpara privatizimi sepse klubi nuk ishte i kolauduar.

Vllazninë duhet ta privatizojmë. Në kushtet që klubi qe në vitin 2015, nuk mund të bëhej privatizimi. Të gjithë që vijnë duhet të dinë se ku ndodhet.

Gjatë gjithë këtyre viteve gjëja e parë që të kërkonin ishin dokumentet. Duhet të respektojmë ligjin dhe të jemi serioz. Kjo vlerë duhet t’iu afrohet të gjithëve që kanë mundësinë.

Marrëveshjet e pabazuar në ligj e kanë renduar situatën. Në qoftë se Bashkia e Shkodrës në vitet më parë, ka hedhur para, ka pasur borxhe të trashëgueshme në saj të marrëveshjeve jo të sakta juridkisht.

Unë i jam ruajtur kësaj dhe kam dashur të respektoj ligjin. Dua një privatizim të qëndrueshëm.”. /panorama/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here