Sekreti i jetëgjatësisë gjendet tek arrat, misri dhe soja

0
255

Omega 6 është një acid yndyror i dobishëm si omega 3. Kjo është arsyeja pse duhet të konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë omega 6.

Ushqime të tilla janë: arra, misri dhe soja.

Konsumimi i një sasie të omega 6 e mban trupin të shëndetshëm dhe ju ndihmon të jetoni më gjatë. Hulumtuesit në Universitetin e Finlandës Lindore kanë botuar një studim në “American Journal of Nutrition Clinical”, në të cilën ata tregojnë rëndësinë e omega 6.

Omega 3 dhe omega 6, kanë një rëndësi thelbësore për organizmin, pasi ato promovojnë funksionimin e duhur të qelizave dhe metabolizmit. Megjithatë, ato nuk duhet të konsumohen në sasi të tepruara.

Omega 6 është acid linoleik, që e përmban me bollëk: soja, susami, luledielli, kikirikët, misri, arrat dhe ullinjtë. Për të kuptuar efektet, studiuesit analizuan dhe krahasuan nivelet e acideve yndyror në gjak të 2,480 meshkujve në moshën 42 dhe 60 vjeç.

Në përfundim të studimit, ata analizuan të dhënat për njerëzit që kanë vdekur dhe zbuluan se rreziku i vdekjes së parakohshme ishte 43 për qind më i ulët në grupin me nivelin më të lartë të acidit linoleik, krahasuar me grupin me nivelin më të ulët, pavarësisht nga patologjitë (sëmundjet kardiovaskulare, kanceri ose diabeti) që ata mund të kishin.

Sipas pernenat.al : “Marrja e acideve yndyrore omega 6 duhet të përfaqësojë një përqindje prej 5-10 për qind të kalorive të përditshme ditore. Raporti midis omega 6 dhe omega 3 duhet të jetë rreth 6:1. Nëse është e çekuilibruar me një tejkalim të omega 6, mund të rezultojë në sëmundje të llojeve të ndryshme”.

p.k/dita

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here