Atentatori i Azem Hajdarit shpallet qytetar nderi i Hasit

0
230

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, këshilltarët e majtë në Bashkinë e Hasit shpallën “Qytetar Nderi” Gafurr Mazrekun, i cili në 18 shtator të vitit 1997 qëlloi në parlament deputetin demokrat Azem Hajdari.

Motivacioni për të cilin kolegët e tij e nderuan ish-deputetin socialist ishte ”Personalitet, Intelektual për kontributin e pashoq në Pushtetin Vendor”.

Por ky vendim i përfaqësuesve të majtë u kundërshtua ashpër nga këshilltarët demokratë.

Selia blu përmes një deklarate për mediat akuzoi kryeministrin si i vetmi përgjegjës që qëndron pas këtij vendimi duke e cilësuar atë një akt kriminal. Kundër këtij vendimi mësohet të jetë shprehur në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar edhe kryeministri Edi Rama. Ai e ka konsideruar këtë propozim të papranueshëm dhe të pakonsultuar me qendrën. Zyrtarisht nga ana e qeverisë dhe e mazhorancës nuk ka asnjë reagim publik lidhur me këtë vendim të këshilltarëve të majtë të Bashkisë së Hasit.

Tv Klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here