VLLAZNIA gjen trajner, ish-mbrojtësi i Kombëtares gati për të drejtuar shkodranët

0
266

Pavarësisht problemeve të mëdha që po përballet Vllaznia, klubi nuk duhet të harrojë sezonin e ri dhe impenjimin për të.

Kështu mendon ish-qendërmbrojtësi kuqeblu i kombëtares shqiptare Elvin Beqiri.

37-vjeçari ka thënë fjalën e tij për situatën e trazuar brenda klubit shkodran dhe sipas skuadra dhe drejtuesit nuk duhet të përqëndrohen vetëm te çështja e borxhit dhe privatizimit pasi do të jetë kohë e ccuar dëm.

Përgjegjësinë e zgjidhjes së ccështjes duhet ta marrin persona kompetentë.

Ndërsa në lidhje me pankinën, vetë Beqiri ka vendosur veten në shërbim të klubit të qytetit të tij të lindjes.

Të drejtosh Vllazninë është përgjegjësi dhe krenari. Kushti i tij i vetëm i pranimit të detyrës së teknikut të Vllaznisë është ekzistenca e një projekti serioz të rimëkëmbjes dhe rindërtimit të skuadrës.

Ai i ka shërbyer tre herë Vllaznisë. Me Shqipërinë ka grumbulluar 47 prezenca./newsport/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here