RIKTHEHET ME TËRË SHKËLQIMIN E VET NJË NGA SIMBOLET E SHKODRËS

0
1906

Një nga simbolet e Shkodrës, “Truma e Dugajve të Reja” është kthyer në shkëlqimin e saj të dikurshëm. Prej disa kohësh ishte jashtë funksionit, ndërsa nga pasditja e sotme është tërësisht funksionale. Ndërhyrja e Bashkisë së Shkodrës ka konsistuar në ndërrimin e të gjithë sistemit hidrik që ka qënë i amortizuar krejtësisht si dhe tanimë 4 çezmat janë plotësisht funksionale.

Për të ruajtur traditën dhe toponimin, është montuar edhe një trumë simbolike ndërsa tashmë nga 4 çezmat del ujë i pijshëm. “Truma e Dugajve të Reja”, një nga pikëtakimet më të njohura gjithmonë në Shkodër, eshtë plotësisht e ndriçuar dhe mund të shijohet edhe gjatë natës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here