5 PERSONAZHE TË NJOHURA QË JANË MË TË REJA SE ROZA LATI

0
395

Prit pak, çfarë? Roza Lati është 30 vjeç?

Vetëm pak ditë më parë, një nga figurat më kontroversiale të ekranin dhe medias sociale në Shqipëri publikoi disa momente nga ditëlindja e saj. Midis miqve të shumtë, fizikut që si gjithmonë është në formë të përsosur dhe cupcakes me ftografinë e saj[që mesa duket nuk haej, sado që gati të gjithë të ftuarit nuk i kishin rezistuar dot dëshirës për ta përlarë si të ishte prej sheqeri], ajo çka na tërhoqi vëmendjen ishin numrat 3 dhe 0.

Për shkak të natyrës gjithmonë energjike, askujt prej nesh nuk i kishte shkuar në mëndje që Roza Lati sapo mbushi 30 vjeç! Tek e fundit, imazhi me të cilin jemi rritur të një femre 30 vjeçare është krejt ndryshe nga ai që duhet të kemi sot. Një vajzë tek të 30-t është e kuruar, e jeton jetën në potencialin e saj të plotë dhe nuk i nënshtrohet tabu-ve të imponuara sociale, ndoshta këto janë elementët e parë të një brezi që sjell ndryshim në perceptimin masiv të moshës, një teme e cila diskutohet tepër veçanërisht midis personaliteteve të njohura në botë. Ama ka shumë personazhe të tjerë të njohur të cilët duket sikur e kane kapëcyer këtë prag, por në të vërtetë janë ende në të njëzetat e tyre!

PS: Ky shkrim nuk kërkon të imponojë ageism – paragjykim apo diskriminim në bazë të moshës, por të tregojë që në vitin 2018, të tridhjetat nuk janë më një grua e cila i kushton jetën partnerit dhe familjes duke lënë veten pas dorë, por i përkasin një femre të pavarur e cila e jeton jetën e saj ashtu siç dëshron, pas asnjë kushtëzim.

Rita Ora

Rita Ora ka lindur në 26 nëntor të vitit 1990. Po, është ende 27 vjeç! Sado që ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm dhe është e pranishme në skenën e muzikës prej tashmë shumë vitesh, Rita ende është në të njëzetat e saj!

Luana Vjollca

Pavarësisht se në Google del fotografia e Marinës kur kërkon të dhëna mbi Luanën, data e lindjes është e saktë! Luana ka lindur në 2 Shtator të vitit 1991, dhe është ende 26 vjeç.

Nuk e dimë nëse është prania e saj prej shumë vitesh në media, fiziku tejt i bollshëm apo portreti i pjekur ato që e bëjnë atë të duket cazë më shumë se aq.

Era Istrefi

Ok, Era duket që është larg të 30-ave, por nëse kërkon në Google për moshën e saj merr po të njejtin shock që do merrje nëse do rezultonte 33. Era është vetëm 23 vjeç! Ajo ka lindur në 4 Korrik të vitit 1994 dhe së shpejti do festojë 25 vjetorin e saj. Ne të paktën po shpresojmë që në këtë datë të publikojë dhe klipin e saj më të ri, “Prisoner”.

Bleona Qerreti

Ok po bëjmë shaka! Bleona është 39 vjeç [shpresojmë],por pas shumë diskutimesh vetëm pak vite më parë rreth moshës “virtuale” të Bleonës, ku deklarohej viti 1985 si ditëlindja e saj, nuk do ishte çudi që me personazhin më të diskutuar të çdo kohe të ndodhte ndonjë situatë alla Benjamin Button, dhe papritur ta gjejmë sërish 18 vjeç duke bërtitur “Lermëni unë s’ju përkas juveee”.

Bora Zemani

Sado që është mamaja e një djali të vogël, Bora Zemani është vetëm 26 vjeç. Moderatorja e cila e nisi karrierën si velinë, madej si këngëtare dhe si vajza e motit në Albanian Screen, ka po aq vite eksperiencë në media sa të mos konsiderohet aspak një emër i ri. Madje sado që me veshjen dhe trukun në ekran ajo duket më e madhe se mosha që ka, nëse e has Borën në përditshmërinë e saj nuk do jepnim më shumë së 20 vjeç

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here