10 europiane, 5 latino-amerikane e 1 aziatike, duelet e Botërorit në 1/8 finale (kalendari)

0
752

Gjithçka është konfirmuar në “Russia 2018”, ku në fazën me eliminim direkt janë kualifikuar shumë nga ekipet europiane.

Fazën me eliminim direkt e kanë kuar 10 nga 14 skuadrat pjesëmarrëse europiane në këtë aktivitet. Të vetmet që nuk kaluan në fazën me eliminim direkt janë Gjermania, Serbia, Islanda dhe Polonia.

Kësisoj, Europa ka numrin më të madh të skuadrave me pjesëmarrjen e Rusisë, Spanjës, Portugalisë, Francës, Kroacisë, Danimarkës, Suedisë, Zvicrës, Belgjikës dhe Anglisë.

Më pas vjen Amerika e Jugut, me 4 skuadra: Brazil, Argjentinë, Uruguai dhe Kolumbi. Nga një skuadër kanë Amerika Veriore dhe Qendrore (Meksika) dhe Azia (Japonia), ndërsa asnjë ekip afrikan nuk kaloi turin për herë të parë që nga viti 1982.

KALENDARI I FAZËS 1/8 FINALE

30 qershor Francë-Argjentinë ora 16:00

30 qershor Uruguai-Portugali ora 20:00

1 korrik Spanjë-Rusi ora 16:00

1 korrik Kroaci-Danimarkë ora 20:00

2 korrik Brazil-Meksikë ora 16:00

2 korrik Belgjikë-Japoni ora 20:00

3 korrik Suedi-Zvicër ora 16:00

3 korrik Kolumbi-Angli ora 20:00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here