10 ndeshjet më shokuese në historinë e Kupës së Botës

0
955

Humbja 2-0 e Gjermanisë ndaj Koresë së jugut është pa diskutim ndeshja më shokuese e këtij Botërori, të paktën deri tani. Kampionët në fuqi ikën nga turneu para se të niste mirë, diçka e pazakontë për ta. Por në gjithë historinë e këtij kompeticioni magjik, ka pasur disa ndeshje të tjera vërtet shokuese, ku kanë qenë të përfshirë vetë Gjermania, por edhe Italia, Anglia dhe Brazili…
Se ku renditet disfata gjermane në këtë listë, ju ftojmë ta lexoni më poshtë…
Faza e grupeve, 1990: Kamerun 1-0 Argjentinë

Ishin kohët kur Maradona bënte të tjerët të ndiheshin keq, por Kameruni befasoi Argjentinën me një skuadër të përbërë nga lojtarë që luanin në kategorinë e dytë franceze. Maradona vinte si kampion bote në fuqi, por afrikanët e zgjidhën ndeshjen me një gol të Francois Omam-Biyik, duke e mbyllur ndeshjen me 9 vetë.

Faza e grupeve, 1978: Skoci 3-2 Holandë

Holanda luante pa Johan Cruyff, por sërish në atë Botëror do të arrinte në finale. Por më parë duhet të pësonte një humbje dramatike ndaj skocezëve, që befasoi të gjithë, sidomos goli me një “slalom gjigant” nga Archie Gemmil.

Faza e grupeve, 2014: Holandë 5-1 Spanjë

Në këtë ndeshje Spanja kaloi e para në avantazh. Më pas erdhi uragani portokalli, duke nisur nga ai gol i paharrueshëm i Van Persiet me kokë. Spanja u eliminua ndërsa Holanda arriti deri në gjysmëfinale.

Faza e grupeve, 1982: Gjermani 1-2 Algjeri

Gjermanët ishin aq optimistë para ndeshjes saqë lojtarët flisnin për të shënuar 7 gola dhe trajneri Jupp Derëall premtoi se do të merrte avionin për në shtëpi nëse skuadra e tij humbte. Por kështu ndodhi, edhe pse luanin Paul Breitner dhe Karl-Heinz Rummenigge. Reagimi pas shkundjes erdhi, sepse Gjermania arriti deri në finale më pas. Jo si këtë vit…

Faza e 1/8-ave, 2002: Kore e Jugut 2-1 Itali

Ndeshja që çoi në delir një komb të tërë dhe nxori në pension golin e artë. Vieri kaloi italianët në epërsi por dy minuta nga fundi Seol Ki-Hyeon barazoi dhe në kohën shtesë Ahn Jung-Hëan shënoi me kokë golin e fitores. Sikur të mos mjaftonte, Italisë i ishte përjashtuar më parë Francesco Totti ndërsa Perugia, klubi ku Ahn luante, praktikisht e përzuri.

Faza e grupeve, 2002: Senegal 1-0 Francë

Fillimi i mallkimit të kampionëve. Franca madje vinte edhe si kampione Europe në turne me yje si Henry, Vieira dhe Trezeguet. Por e mbylli grupin me 0 gola të shënuar ndërsa afrikanët bënë histori falë golit të Papa Bouba Diop.

Faza e grupeve, 1966: Kore e Veriut 1-0 Itali

Goli i Pak Doo-Ik me kokë mund t’ju jetë dukur italianëve si një bombë e vërtetë bërthamore, pasi përveç humbjes shokuese, i nxori edhe nga turneu para kohe. E të mendosh se FIFA u desh të ndërhynte te qeveria britanike që lojtarët koreano-veriorë të merrnin viza…

Faza e grupeve, 1950: SHBA 1-0 Angli

Flitet se gazetat në Angli kur morën telegrafin menduan se ishte harruar një 1 te golat e Anglisë dhe ndeshja kishte përfunduar 1-10, por në fakt, një grup i sajuar emigrantësh që përfaqësonte skuadrën amerikane kishte mundur anglezët e mëdhenj, të cilët deri në atë edicion nuk kishin marrë pjesë sepse nuk e vlerësonin Kupën e Botës.

Faza e grupeve, 2018: Kore e Jugut 2-0 Gjermani

Fakti që Gjermania nuk eliminohej asnjëherë më parë në fazën e grupeve e bën këtë humbje të renditet kaq lartë. Gjermanët ose e fitojnë Botërorin, ose i shkojnë shumë pranë. Jo këtë herë… Arsyet e këtij dështimi janë diskutuar gjatë, por betet një nga ndeshjet më shokuse në historinë e Botërorëve.

Gjysmëfinale, 2014: Brazil 1-7 Gjermani

Duket e pabesueshme që ndeshja e dytë më shokuese është vetëm katër vjet pas ndeshjes së parë më shokuese në historinë e Botërorëve… E kush tjetër përveç asaj fitoreje të gjermanëve 7-1 ndaj Brazilit, në një stadium të mbushur plot me brazilianë që qanin. Pas vetëm 30 minutash rezultati ishte 5-0 me Gjermaninë. E dhimbshme për t’u parë, sigurisht nëse nuk ishe tifoz me Gjermaninë./EDS/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here