Mbappe “shkërmoq” Argjentinën. Messi i jep lamtumirën botërorit

0
224

Kalon Franca në çerekfinale, ndërkohë që Botërori rus humbet një nga lojtarët më të mirë të botës, Leo Messin.

4-3 për “Gjelat” u mbyll ndeshja e parë e fazës së 1/8, në një 90-minutësh spektakolar mes Argjentinës dhe Francës. Dëshira e mbijetesës së një Botërori të nisur mbrapsht për seleksionin e Sampaolit ishte e pamjaftueshme për t’i bërë ballë skuadrës më të shtrenjtë dhe me elementët më të kushtueshëm në planet.
Kylian Mbappe është një nga heronjtë e Francës në këtë ndeshje, i papërmbajtshëm dhe efikas atëherë kur duhej. Prej tij zhbllokohet ndeshja me penalltinë e fituar që në minutën e 13 dhe të shndërruar në gol nga Griezmann. Megjithatë, nuk u dorëzua Argjentina, shkëndijat e herëpashershme të Messit kur arrinte t’i shmangej markimit të Kantes, krijonin disi panik tek mbrojtja e Francës, edhe pse goli i barazimit vjen nga një supergoditje nga jashtë zone e Di Marias, pa shkuar në pushimin mes pjesëve.
Fillimi i pjesës së dyt është ende me entuziazmin e golit të barazimit dhe Argjentina gjen golin e avantazhit që fillon nga këmbët e Messit dhe devijohet nga Mercado sa për të nxjerrë jashtë loje portierin Lloris.
Por kaq duhej që Franca të kujtohet për t’u hedhur në sulm, pak presion mjafton dhe Pavard barazon me një supergol, ndërkohë që Kylian Mbappe ndez sërish motorët dhe për të është shumë e thjeshtë të kalojë këdo që ka prapa mbrojtja argjentinase, në minutën e 64 çon në 3-2 dhe në të 68 në 4-2 shifrat e takimit.
Në fund mbyll gjithçka goli i Agueros pas asistit të Messit, por nuk mjafton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here