Pas Messit, edhe Cristiano me pushime. Cavani çon Uruguajin në çerekfinale (Foto)

0
235

Uruguaji ka fituar 2-1 ndaj Portugalisë duke kaluar në çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”.

Edinson Cavani ishte heroi i ndeshjes për dy herë kampionët e botës. Sulmuesi i PSG shënoi dy golat e skuadrës së tij në minutat 7 dhe 62.
Për portugezët barazoi Pepe në minutën e 55. Cristiano Ronaldo qëndroi më së shumti në hije me tentativa sporadike.
E shtuna ishte dita kur Messi dhe Cristiano u larguan nga Kupa e Botës pa lavdi edhe një herë tjetër.
Në çerekfinale, Uruguaji do të ndeshet me Francën.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here