Gjon Pllumi, një gjuetar i veçantë në Shkodër

0
1747

Të pajisur me llampa me karbit futen në shpellë gjithnjë më në thellësi duke parë dhe komentuar rrugës. Domosdo bashkë me ata ishte Çezi. Kur arriten fundin e shpellës llampat u fiken nga mungesa e oksigjenit. Errësire e plote, asnjë hap nuk mund të hidhej sepse orientimi ishte i vështirë. Por edhe këtu sytë e Çezit qe shkëlqenin sollën shpresën. I lidhën Çezit një rryp nga i cili i pari u kap Gjoni dhe pas tij njëri pas tjetrit. Ai duke nuhatur i nxori pas një ore dhe kur panë dritë në hyrjen e shpellës ju erdhi fryma e shpëtimit. Ngjarja mori dhenë dhe beri bujë te madhe ne Shkodër. Për gjuetaret e vërtetë trofete e gjahut kurr nuk shiten bile ne pergjithësi dhurohen në shenjë respekti për të njohur ose janë objekte gatimi ne organizime shoqërore gjuetarësh ose shokësh. Këtë e aplikonte gjithmonë Gjon Pllumi, i cili pasi vinte nga gjuetia me shokë dhe miq organizonte në shtëpi dreken. Rrahja e gatimit te mishit te shpendëve te gjahut perhapej në të shtëpinë dhe siç ishte miqesor dhe i hareshem kalonte një kohe e gjatë me kënge dhe histori me shokë. Ne fund kur i përcillte ata Gjoni i dhuronte te gjithëve nga një trofe gjuetie që u pëlqente. Kjo gjë bëhej disa here në vit për disa vite rresht. Gjon Pllumi, fëmijëve ju la trashëgim një traditë qytetare, respektin për njerëzit kulturë europiane dhe dashurinë për natyren dhe sportet. Për të shkruar për këtë person me histori në mbarë Shkodren , si gjuetar si shok jete me zagarin e tij na ndihmoi djali i tij Bepi, i cili nga i ati trashëgoi gjuhën dhe kulturën gjermane, si dhe dashurinë per notin dhe futbollin. Kujtohen me nostalgji dekadat dhe eventet europiane e botërore te futbollit kur informacionetqë jepte Bepi për gjermanët ishin tabu, nuk diskutoheshin në grupin e adhuruesve te futbollit gjerman. Gjithmone me Bepin ishin Agim Troshani, Zef Gjoni, Saluk Ashikja, Ruzhdi Çaku, Nino Baba e dhjetra të tjere. Ne ato kohe kishte diskutime pa fund, baste ne heshtje, gëzime dhe hidherime në atë që shkodranët e quanin me të qeshur ” Kafe Gjirokastra” bordurat para hotel turizmit “Rozafa”. Të moshuarit kanë nostalgji për atë kohë dhe çdo verë që Bepi vjen me pushime nga SHBA rrethohet nga shokët, tregojnë kujtimet e japin mendime për të ardhmen.

Nga Hamza Kastrati

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here