SI TË MBIJETOSH NË NJË FESTIVAL?

0
607

Mos u keqkuptoni nga titulli i këtij artikulli. Nuk është se po shkoni në luftë, ndaj foljen “mbijetosh” mos e merrni të drejtpërdrejtë. Të gjithë kemi harruar diçka kur jemi nisur për një udhëtim, duke nisur nga furça e dhëmbëve deri te pasaporta. Kur nisemi për një festival mund të jetë e vështirë të zëvendësosh diçka të harruar sepse vendndodhja e tyre zakonisht është e izoluar dhe dyqanet më të afërta nuk ofrojnë shumë artikuj. Nëse keni vendosur të qëndroni në një hotel, nuk është se keni për t’i ndjerë shumë mungesën çfarëdolloj objekti të keni harruar. Ketë artikull ja dedikojmë atyre që nisen në minutën e fundit, nuk kanë një buxhet shumë të madh dhe gjithmonë harrojnë diçka. Kjo është për ju që do të flini nëpër tenda. Flini është fjalë e madhe se në 8 të mëngjesit të nxjerr dielli me shkelma nga tenda dhe gjumin do e bëni buzë detit ose nën hijen e një peme. Kush e ka për herë të parë mund t’i duket sikur jemi kthyer dymijë vite në kohë por jeni thjeshtë duke e menduar më shumë se ç’ duhet. Të tjerë që e kanë provuar janë gjithmonë gati për një aventurë të re kampingu. Jemi këtu për t’i bërë jetën më të thjeshtë. Po ju bëjmë gati listën e sendeve bazike që duhen për një kamping. Ruajeni këtë artikull pasi do t’ju duhet për udhëtimin tuaj të radhës.

KRYESORET

Bileta e eventit

Karta e identitetit

Para, Kartë krediti

Patenta

 

CAMPING

Tenda

Çekiç

Batanije, Sleeping Bag

Dyshek ajri, pompë ajri

Jastëkë

Çarçaf plastik

Qese plehrash

Elektrik dore

Karrige palosëse

Dryni për tendën

 

KUJDESI PERSONAL

Rroba për të gjithë ditët e eventit

Mbathje

Shapka

Atlete

Çorape shtesë

Xhaketë e ngrohtë

Xhaketë për shiun

Çizme llastiku

Çadër

Syze dielli

Shall, kapele

Gel antibakterial për duart

Deodorant

Krem mbrojtës dielli

Pika për sytë

Balsam për buzët

Çamçakëz

Pilula vitaminash

Tableta magneziumi

Medikamente

Paketa rehidratimi

Furçë dhëmbësh, pastë dhëmbësh

Letra të lagura

Krehër

Prezervativë

Rroba banje

Peshqirë

Ilaç kundër insekteve

Kufje

Pecetë letre, letër higjienike

Shampo dhe sapun

 

USHQIME DHE PIJE

Frigorifer portativ

Pije alkoolike por jo me shishe qelqi

Pije në kënaçe (birrë, pije freskuese)

Gota

Pije energjike me elektrolite

Fruta

Uji (5l të pijshëm, 5l të ngrirë)

Çakmak, tavllë

Cigare, duhan, letra duhani, filtra duhani

 

TË NDRYSHME

CD, kabull AUX

Kavo makine

Karikues makine USB

Power Bank

Aparat fotografik digjital

Lojëra tavoline

Pajisje masazhi

Instrumente muzikore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here