“Mallkimi” i stadiumit, Brazili ka frikë nga Kazani

0
677

Në fillim Gjermania dhe më pas Argjentina. E përbashkëta e dy kombëtareve të mësipërme është fakti që u larguan nga kampionati Botëror shumë shpejt dhe pa treguar potencialin e tyre të vërtetë. Si për rastësi, të dyja ndeshjet vendimtare në këtë kompeticion i zhvilluan në stadiumin “Kazan Arena”.

Ky stadium është shndërruar në makthin e skuadrave të mëdha, të cilat kanë parë aty fundin e aventurës për të shkuar deri në finale. Gjermania u mposht nga Koreja e Jugut në fazën e grupeve dhe mbeti jashtë, ndërsa Argjentina e Mesit u mposht nga Franca. Këtë herë është radha e Brazilit për të luajtur në këtë impiant dhe sigurisht që kanë filluar të shohin makthe. Ky stadium është ndërtuar në vitin 2013 dhe aty luan skuadra e Rubin Kazanit. Stadiumi ka kapacitet prej 42.873 vendesh. Deri tani janë zhvilluar 5 ndeshje, por asnjëherë nuk ka luajtur Belgjika ose Brazili. Këto ekipe do të përballen të premten në orën 20:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here