Drama e penalltive rikthen Kroacinë në gjysmëfinale, Rusia jashtë Botërorit

0
766

Kroacia është kundërshtari i Anglisë në gjysmëfinale, pasi triumfoi me 11-metërsha ndaj organizatorëve të Rusisë.

120 minuta dramatike në Sochi u mbyllën në barazim 2-2, ndërsa më pas kroatët ishin më të saktë te penalltitë.
Rusia shënoi e para, por avantazhi nuk zgjati shumë, pasi Kramaric i është përgjigjet Cheryshev, duke barazuar shifrat në minutën e 39 të pjesës së parë.
Denis Cheryshev ishte autori i golit të parë të ndeshjes në minutën e 31, duke kaluar të zotët e shtëpisë në avantazh. Por festa e tyre ka zgjatur vetëm 8 minuta, pasi Kramaric e shfrytëzoi në maksimum një asist në zonë të Mandzukic, duke e dërguar topin në rrjetë.
Më pas, deri në minutën e 90 nuk pati më gol dhe u nevojitën 30 minutat e shtesës. Minuta e 100 i takoi Kroacisë dhe Domagoi Vidas, i cili kaloi kombëtaren e tij në avantazh.
Gjithçka u mendua se u mbyll, por rusët vazhduan të besojnë dhe besimi i tyre u shpërblye. Mario Fernandez, një lojtar me origjinë braziliane, barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 115 dhe ndeshja shkoi te penalltitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here