Zbulohet telefonata e Putin që eleminoi Spanjën

0
216

Rusia kishte një përballje të vështirë kundër Spanjës, por që arriti të kualifikohej më tej. Pikërisht, për këtë ndeshje një interes të madh ka shfaqur edhe kreu i shtetit Putin, i cili ka mbështetur skuadrën. Trajneri i ekipit tha: se kishte marrë një telefonatë nga njeriu më i fuqishëm në vend, për këtë ndeshje.

“Vladimir Putin më thirri në telefon para ndeshjes me spanjollët, para penalltive dhe pas tyre. Mbështetja e personit të parë të shtetit është e rëndësishme për ne”, – tha trajneri në një konferencë shtypi. Dhe, megjithëse ai nuk mund të jetë në stadiume rregullisht, udhëheqësi rus është shumë i vetëdijshëm për Kupën e Botës 2018.

Interesi i Putinit për marshimin e ekipit rus, jo vetëm që ka mbetur te trajneri, por është transmetuar tek i gjithë stafi drejtues dhe lojtarët. “Lojtarët tanë e dinë interesin e Putinit dhe ky është një motivim shtesë për ne”, – tha trajneri Cherchesov në Sochi, ku Rusia dhe Kroacia do të luajnë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, mbrëmjen e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here