Ja sekreti i nxirjes së shpejtë

0
288

Plazhi është aktiviteti më i përhapur në stinën e verës të gjithë kërkojmë që të kemi një nxirrje sa më të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Një lëkurë e nxirë ju bën të ndiheni më të bukur, por mos harroni se ju duhet njëkohësisht edhe ta mbroni atë nga rrezet e diellit, duke aplikuar kremin mbrojtës, sepse rrezet UVA dhe UVB mund të jenë të dëmshme në djegie, skuqje apo irritim, deri në kancer të lëkurës.

Më poshtë ju do të njiheni me disa këshilla se si të nxiheni më shpejt në diell.

Përgatitni lëkurën ndaj diellit
Për të arritur nxirjen e dëshiruar është e rëndësishme që të lëkura juaj të jetë e pastër dhe e hidratuar. Mjafto që një herë në duke bërë skrab një herë në javë do të ndihmojë zhdukjen e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë nxirja e lëkurës do të jetë e qendrueshme dhe uniforme.

Të ushqyerit
Ushqime të pasura me vitaminat A, C dhe E, janë frutat e detit, majdanozi, rukola, spinaqi, brokoli dhe kungulleshkat. Mbi të gjitha, ushqehuni me karota sepse janë të pasura me beta-karoten i cili i jep pigment lëkurës. Këshillohet të hani gjashtë copë ose dy gota lëng karote.

Merrni rreze pranë ujit
Të qendroni pranë pishinës ose bregdetit përshpëjton nxirjen e lëkurës. Uji reflekton rrezet diellore me një intensitet të dyfishtë.

Zgjidhni orarin e duhur për t’u ekspozuar në diell
Duhet të shmangni të ekspozoheni në diell në oraret e dëmshme 10-16. Por, duke qenë se edhe nxirja mund të jetë më e madhe nga rrezet intensive, atëherë dilni në diell vetëm një gjysmë ore të shoqëruar me krem mbrojtës, midis orës 12-14.

Hidratimi
Pasi të kaloni një ditë në pishinë ose në det është e rëndësishme të aplikoni një krem hidratatues, do ju ndihmojë që të ruani nxirjen sa më gjatë dhe do ju mbrojë prej të rrjepurit të lëkurës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here