Këngëtari, Mateus Frroku rikthehet fuqishëm me hitin e verës.

Këngëtari i mirënjohur Korçar me origjinë Shkodrane. Mateus Frroku, pasditen e djeshme, ka publikuar një këngë të re.

Kjo, padyshim, që do të jetë hiti i radhës. Bëhet fjalë për projektin muzikor “Syni m’qesh”. Një këngë ritmike, dedikuar dashurisë. Pas suksesit me këngën “Rrak-Tak”, një bashkëpunim ky me këngëtarin shkodran Bujar Qamili. Këngë e publikuar qershorin e kaluar, me tekst të Fifit dhe muzikë të Kledi Bahitit, këngëtari korçar sjell një tjetër këngë ritmike.

Besohet , që me siguri do të shndërrohet në hitin e kësaj vere.

Mateus Frroku është ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Këngët e tij janë shndërruar në hite, sapo janë publikuar.

Këngëtari, përveçse është i dhënë shumë pas muzikës “live”, gjithmonë është paraqitur para publikut shqiptar me videoklipe e këngë të realizuara prej tij. Ato më pas janë kthyer në këngët e preferuara për dashamirësit e muzikës. Ndërsa “Syni m’qesh”, pritet të ketë të njëjtin sukses.

“Syni m’qesh” është një dozë e shtuar hareje,ngjyrash, dhe adrenaline. Muzika dhe teksti u realizua nga Kledi Bahiti. Një rikthim i guximshmëm dhe sfidues i këngëtarit korçar,

Mateus Frroku. Një rikthim, për të shënuar një tjetër piketë në synimet dhe ambiciet e tij artistike. Kënga “Syni m’qesh”, në tërësinë e komponentëve të saj, shpërfaq vijimësinë e ngjitjes artistike të këngëtarit e të rritjes së tij profesionale.