Video/ Kërkonte “mall”, por akuzoi shokët për vjedhje. Dy të rinj në qeli pa prova!

0
255

Dy të rinj, Elvis Hasanaj dhe Besmir Uka, mbahen prej disa muajsh në paraburgim në Sarandë, të akuzuar nga Adnan Kaja për grabitje me dhunë.

Ngjarja e pretenduar ka ndodhur në 25 Janar të këtij viti dhe personat e sipërpërmendur kanë qenë duke pirë bashkë në lokal deri në mëngjes. Pamjet filmike tregojnë edhe momentin e ndarjes, ku Adnani i mbante shoqëruesit thuajse me forcë.

Nga qelitë e paraburgimit, Besmir Uka tregoi dinamikën e asaj mbrëmjeje, pijen deri në mbarimin e parave dhe këmbënguljen e

Adnanit për të marrë “mall” (drogë). Të nesërmen ky i fundit denoncoi dy të tjerët për vjedhje dhe dhunë. Prokurori i çështjes Ilir Hoxha,

nuk ka marrë asnjë të dhënë nga të akuzuarit e po kështu nuk pranon të japë asnjë shpjegim, pasi çështja është nën hetim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here