Futbolli nuk kthehet në shtëpi, Anglia po. Kroacia, për herë të parë në një finale Botërori

0
1126

Kroacia ka mundur Anglinë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, falë një goli te Mandzukic, dhe do të luajë për herë të parë finalen e një Kupe Bote.

Trippier kaloi në fillim të ndeshjes Anglinë në avantazh me një goditje dënimi spektakolare, por Perisic barazoi në pjesën e dytë.
Në shtesë, heroi kroat u bë Mario Mandzukic, i cili iu vodh dy qendërmbrojtësve për të shënuar golin historik për kombin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here