“Mund ta shohësh por s’mund ta prekësh”, Era Istrefi poston foto me Kupën e Botës

0
905

Disa orë më parë, këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka mbërritur në Rusi, ku do të performojë pas dy ditësh në finalen e madhe të Kampionatit Botëror.

Këngëtarja shqiptare, Nicky Jam dhe Will Smith do të ndezin stadiumin “Luzhniki” me këngën “Live It Up”, që deri më tani numëron mbi 100 milionë klikime në ‘Youtube’.

E ftuar ditën e sotme në një konferencë për shtyp të organizuar nga FIFA, Era është shprehur krenare për golat e shqiptarëve kundër Serbisë

Mënjëherë pas konferencës për shtypin Era Istrefi ka publikuar një foto në Instgram së bashku me dy këngëtarët, Nicky Jam dhe Will Smith dhe me torfeun që do të marrë skuadra fituese, kupën.

“Ti mund ta shohësh por nuk mund ta prekësh”- shkruan këngëtarja shqiprë në Instagram.Kujtojmë që finalja e kupës së botës mes Francës dhe Kroacisë do të luhet të dielën, më 15 korrik në orën 17:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here