Shkodër, ekzekutohen në makinë ish-polici dhe gruaja e tij, shpëton fëmija 1 vjeç/ FOTO

0
277

Ngjarjë e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në lagjen “Naim Gjylbegu” në qytetin e Shkodrës ku janë gjetur vrarë ish-punonjësi i Policisë, Berhan Bërçama dhe bashkëshortja e tij. Ata janë qëlluar për vdekje në automjetin e tyre. Një ish-punonjës policie dhe bashkëshortja e tij janë ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ata janë gjetur të vrarë në automjetin e tyre poshtë banesës në orët e para të kësaj të diele.

Një ngjarjë e rëndë ka ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu” e cila njihet si një lagje e qetë. Sipas informacioneve paraprake çifti është vrarë me armë zjarri, ndërsa zbulohet identiteti i burrit i cili është shtetasi Berhan Bërcama, 30 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit në Pukë. Në automjet ka qenë bashkë me çiftin edhe fëmija i tyre 1 vjeç, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja arme zjarri, ndërsa një nga pistat ku po hetohet është edhe ajo për shkak të detyrës.

Njoftimi i Policisë
Informacion Paraprak
Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit, B. B. dhe bashkëjetuesja.
Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje sherbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here