Tërmeti 4.5 ballë lëkund vendin, ndjehet në Tiranë, Durrës dhe Kavajë

0
658

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Tiranë, Durrës dhe Kavajë. Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në fshatin Vorozen të Kavajës.

Nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale edhe pse lëkundjet kanë qenë mjaft të forta e kanë frikësuar jo pak banorët e zonave përreth epiqendrës si Tiranë dhe Durrës.

Kujtojmë se prej disa ditësh Shqipëria është goditur nga një valë lëkundjesh të vazhdueshme, ku tërmeti që tronditi më së shumti dhe shkaktoi disa dëme materiale në banesa, ishte 5.1 ballë me epiqendër në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here