Sa kushton një mëngjes në Ksamil/ Pas vezëve 8 mijë lekë, moderatorja nxjerr menunë

0
1719

Në çdo sezon vere janë të nxehta diskutimet që bëhen lidhur me çmimet dhe me shërbimin që ofrohet, sidomos në jug të vendit, ku numri i pushuesve që preferojnë të shkojnë është shumë i lartë.

Pasi pak ditë më parë gazetari Klodian Tomorri publikoi një faturë ku një omletë me vezë kushtonte 8 mijë lekë të vjetra, sot ka qenë Ori Nebiaj ajo që ka postuar menunë e një mëngjesi në Ksamil, që sërish ka shkaktuar një sërë polemikash.

Ka nga ata që i konsioderonin këto çmime të përballueshme, dhe të tjerë që shkruanin se nuk justifikojnë shërbimin jo fort të mirë që gjendet aty.

‘’Mund te ishte dhe me mire nese cdo gje nuk lihet ne dore te individit. Ka institucione normalisht qe duhet te garantojne jo vetem te zhvasin. Ka probleme pa fund, po pergjegjsit e pare jane ata te cilet i paguajme ne jo individi dhe vullneti i tij i mire apo.

Se nese i lene te abuzojne eshte njesoj sikur te legjitimosh vjedhjen. E te ankohesh pse hajduti nuk mbylli deren kur doli, jo pse nuk u denuar”, shkruan më tej Nebiaj duke iu përgjigjur komentuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here