3 ARSYE PSE THETHI ËSHTË GJITHMONË NJË IDE E MIRË

0
702

Në vetvete çdo udhëtim që mund të planifikoni, ose jo, është një ide e mirë. Herë pas here na duhet të shkëputemi nga rutina dhe nga jeta jonë e përditshme që të rimbushim energjitë tona. Zakonisht plazhi është alternativa e parë pasi vetëm 3 muaj verë janë dhe gjithë pjesën tjetër të vitit nuk është se shijohet. Ka nga ata që nuk duan rrëmujën e plazhit dhe zgjedhin turizmin malor. Një nga pikat më të preferuara është pikërisht Thethi. Ja pse duhet vajtur në këtë vend.

USHQIMI
Fakti që Thethi është një vend i izoluar shërben për mirë dhe jo për keq. Importimi i ushqimeve është i kotë pasi çdo gjë që është e nevojshme e ka falur nëna natyrë dhe nuk ka arsye pse të merret nga vende të tjerat. Mishi i pjekur (i quajtur fërlik), trofta e përroit dhe bulmeti janë ndër më të shijshmet që mund të provoni.

NJERËZIT
Të jesh një njeri i kulturuar nuk do të thotë domosdoshmërish të kesh lindur dhe të jesh rritur në qytet. Banorët e Thethit janë nga më të sjellshmit që mund të keni takuar. Mikpritja është një nga specialitetet e tyre. Thethi është kthyer në një pikë turistike shumë të preferuar nga të huajt, ndaj mos u çudisni kur të dëgjoni banorët të flasin disa gjuhë të huaja. Një gjë është e sigurt, mund të gjeni kushte dhe shërbim shumë më të mirë sesa shumë vende në jug.

NATYRA
A duhet vërtet të shkruaj ndonjë gjë për këtë? Ne fakt jo. E vendosa si pikë sepse normalisht është një nga arsyet më të rëndësishme. Sigurisht që 1 foto flet sa 1000 fjalë. Mund të futeni në Google dhe të kërkoni foto për Thethin. Mos prisnit që të vendosnim më shumë foto për këtë vend? Qëllimi është që të shkoni ta shihni me sytë tuaj dhe jo në ekranin e telefonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here