Policia lajmëron: Mos postoni foto nga pushimet se do të bëheni shënjestra e radhës e grabitëseve!

0
1034

A e kishit menduar ndonjëherë që një foto e publikuar nga ju në rrjetet sociale do bëhej shkak për vjedhjen e banesës apo biznesit?
E çuditshme e vërtet dhe këtë gjë e ka paralajmëruar polica e Kosovës e cila këshillon qytetarët që të mos postojnë foto nga pushimet apo nga vende larg shtëpisë pasi banesa e tyre do bëhej shënjestra e grabitëseve.
“Policia e Kosovës në Gjilan në vazhdimësi e përsërit Apelin për të gjithë qytetarët që me rastin e largimit të tyre nga shtëpitë qoftë kur shkojnë në pushime jashtë vendit apo dasma dhe ahengje të ndryshme familjare, të sigurojnë pronën dhe pasurinë e tyre , por edhe të mos bëjnë postime në rrjetet sociale për vendndodhjen e tyre, sepse nga praktikat e deri tanishme është vërejtur se kryerësit e veprave penale të vjedhjeve duke besuar se në shtëpi nuk ndodhet as kush, dhe këto shtëpi dhe pasuri letë mundë të jenë cak i vjedhjeve, gjithnjë kanë vepruar duke u informuar apo bazuar në këto foto apo postime të cilët familjarët i kanë bërë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here