Verë, det, diell edhe për fëmijët jetimë, pushimet e tyre në Velipojë [FOTO]

0
711

Edhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve në Shkodër dhe jo vetëm këtë verë do të kenë mundësinë të shijojnë plazhin në Velipojë.
Në zonën bregdetare është rijetsëuar shtëpia e pushimit ku po kalojnë pushimet rreth 30 fëmijë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit
“Pushimet patjetër që identifikohen me fëmijët dhe nuk ka se si të bëjnë përjashtim fëmijët e institucioneve tona të përkujdesit. Pas fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës, në këtë qendër do të vijnë me 1 Gusht fëmijët e ‘Zyber Hallullit’ dhe me rradhë, të gjithë fëmijët e institucioneve publike të përkujdesit për fëmijët pa përkrahje prindërore, do të mund të kalojnë pushimet në këtë institucion të shtetit, për të gëzuar në këto ditë vere, si të gjithë fëmijët e tjerë”, tha Manastirliu.
Sipas Ministres, do të sigurohet që të ketë pushime verore për secilin prej 194 fëmijëve të Shtëpive të Fëmijëve në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë vizitës në Velipojë, Manastirliu u ndal edhe në qendrën shëndetësore verore të hapur 24 orë në 7 ditë të javës në qendër të Velipojës, në shërbim të pushuesve të shumtë që frekuentojnë këtë plazh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here