Detaje/ U fut për të shpëtuar të fejuarën, kush është i riu që u mbyt në Velipojë

0
3121

Kanë dalë detaje të reja nga mbytja e një pushuesi në Velipojë para pak momentesh (këtu).

I mbyturi është Elvin Palaj, 30-vjeç, nga Dajçi, i cili ka hyrë në det për të shpëtuar të fejuarën e tij që rrezikonte të mbytej.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Vilunit dhe ky është rasti i dytë që mbyten pushues gjatë kësaj vere në Velipojë dhe i dihati në mbarë plazhet e vendit.

Sipas qytetarëve që kanë raportuar Elvin Palaj u nxor në bregdet i mbushur me ujë dhe u bënë përpjekje të shumta që të shpëtohej pasi jepte shenja të dobëta jete, por pa asnjë sukses.

Theksojmë që mungesa e rojeve të bregdetit është e madhe dhe një prej shkaqeve që për shumë shqiptarë pushimet po kthehen në funeral.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here