Mirësevini në kampingun esktrem [FOTO]

0
500

Jo, nuk është fjala për Glastonbury . Fjala është për këta persona guximtarë që e kanë kaluar natën e të premtes duke kampuar në bregun e një shkëmbi të lartë 1,700 metra.
Për herë të parë ndonjëherë, adhuruesit e adrenalinës kishin qenë të aftë t’i vendosin tendat për natën në vendkalimin e ngushtë të drurit që shkon së bashku me bregun e Laojun Mountain në provincën Henan, Kinë.
Xu Lei, një ndër organizatorët e këtij udhëtimi, thotë se i kishin lejuar rreth 100 persona të flenë lart në mal për të pasur një pamje më të mirë dhe për të përjetuar një lindje të papërshkrueshme të diellit.
Zona ku këta kaluan natën është në pjesën e pasme të malit, aty ka pak erë dhe nuk është e hapur për turistët e zakonshëm. Sidoqoftë, është një vend relativisht komfort për adhuruesit e kampingut ekstrem.
Pamja e deteve nga retë nis në orën 22:00 të premten dhe vazhdon deri në orën 17:00 pasdite të shtunën. Kjo ju dhuron një përvojë të jashtëzakonshme dhe ndiheni sikur jeni nw mesin e oqeanit.
Diçka tjetër interesante rreth kësaj ngjarje është se vendi është i mbuluar me Wi-Fi dhe kjo ua mundëson turistëve t’i ndajnë përvojat e tyre në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here