Policia bënë njoftimin e rëndësishëm: Nëse po udhëtoni drejt aksit Plepa-Golem bëni kujdes!

0
718

Policia Rrugore e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes nëse do udhëtojnë drejt aksit Plepa-Golem.
Për shkak të numrit të lartë të pushuesve në këtë zonë, qarkullimi i makinave rëndohet duke krijuar dhe radhë kilometrike, prandaj për të shmangur ngecjen në trafik dhe ndonjë aksidentet të mundshëm policia njofton:
-Gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme
-Të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë, mos – ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.
– Drejtuesit e mjeteve që kanë ardhur me pushime në zonën e Golemit, Mali i Robit të qarkullojnë në drejtim të Mbikalimit të Kavajës për të dalë në autostradë për në Tiranë për shkak të ngarkesës.
-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here