Tjeter tragjedi mbytet 23-vjeçari..

0
2812

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Gjirin e Lalëzit.

Sipas raportimeve, një djalë i ri rreth 23 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, ka gjetur vdekjen.

Ai ishte futur për të notuar në det por është nxjerrë në breg nga një djalë, i cili e kishte parë trupin duke lundruar pezull mbi ujë.

Disa burime konfirmojnë, se i riu është nxjerrë me puls të dobët në breg, ndërsa ka qenë vonesa e ambulancës dhe mungesa e ndihmës së shpejtë profesionale çfarë ka bërë të gjejë vdekjen!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here