‘Hëna e përgjakur’. Bëhuni gati për eklipsin më të gjatë të shekullit, ja kur ndodh

0
999

Fundjavën e fundit të korrikut, mes të premtes dhe të shtunës të gjithë të apasionuarit pas ngjarjeve qiellore, do të kenë mundësi të shohin eklipsin më të madh të Hënës të shekullit të XXI. Eklipsi hënor do të shihet në pjesën më të madhe të Europës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore. Amerika Veriore dhe ajo Qendrore nuk do të mund ta shohin këtë eklips, megjithatë astronomët janë përgatitur për ta shijuar këtë moment dhe pritet që ta transmetojnë live në internet. Nuk ka nevojë për të pasur një pajisje specifike për të parë eklipsin më mbresëlënës të shekullit, por vetëm të shpresojmë që qielli të jetë i kthjellët. Eklipsi fillon në orën 19.30 dhe do të përfundojë në 21:13. Kulmi i eklipsit do të jetë në orën 20:22. Ky do të jetë eklipsi i dytë hënor për 2018-ën. I pari ndodhi më 31 janar dhe zgjati në total 3 orë e 23 minuta. Megjithatë, koha që eklipsi të bëhej i plotë, ishte 1 orë e 16 minuta. Por, eklipsi i ri hënor pritet të zgjasë gjithsej 4 orë, duke u bërë kështu eklipsi më i gjatë për këtë shekull.
Kjo ngjarje e rrallë qiellore është rezultat i disa ngjarjeve astronomike, që do ta zgjasin fenomenin. Gjatë eklipsit, Hëna do të kalojë përmes hijes më të errët të Tokës, e njohur si Umbra, duke shkaktuar një shkëlqim të kuq, e cila i jep emrin “Hëna e përgjakur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here